Çështjet e Emigracionit dhe Vizave

Proceset e emigracionit dhe aplikimet për viza shpesh janë komplekse dhe kërkojnë njohuri të thelluara mbi rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare.

Studio Ligjore Dafku ofron asistencë të personalizuar për çështjet e emigracionit dhe vizave, duke përfshirë aplikimet për leje qëndrimi dhe shtetësi, zgjidhjen e problemeve të ekspulsit dhe shërbimet konsullore. Ekspertiza jonë ligjore siguron që klientët tanë të ndjekin procedurat në mënyrë të saktë dhe efektive.

01.

Aplikime për Viza dhe Leje Qëndrimi për të Huajt në Shqipëri

Ne ndihmojmë shtetasit e huaj në Shqipëri të aplikojnë për leje qëndrimi, duke përfshirë përgatitjen e dokumenteve dhe ndjekjen e procedurave pranë institucioneve relevante. Gjithashtu, ne ndihmojmë në rinovimin e lejeve ekzistuese dhe marrjen e vizave për kategori të ndryshme si turizmi, puna apo studimet.

02.

Verifikim dhe Heqja e Ekspulsit për Shtetasit Shqiptarë në BE

Në rast se një shtetas shqiptar është përballur me ndalime hyrjeje ose ekspuls në vendet e BE-së, ne ofrojmë mbështetje për të shqyrtuar dhe apeluar vendimin. Studio jonë ndërmjetëson me autoritetet përkatëse për të hequr ndalimet dhe rikthyer të drejtën për lëvizje të lirë.

03.

Debt Recovery aNdihmë për Marrjen e Shtetësisë Shqiptarend Enforcement

Studio Ligjore Dafku asiston individët që dëshirojnë të marrin shtetësinë shqiptare përmes procedurave si natyralizimi, origjina shqiptare apo martesat me shtetas shqiptarë. Ne ndihmojmë klientët tanë të mbledhin dokumentacionin dhe të ndjekin të gjitha hapat ligjorë të kërkuar.

04.

Aplikime për Viza për Shqiptarët në Vendet e Huaja

Nëse po planifikoni të udhëtoni jashtë vendit, ne ofrojmë ndihmë për përgatitjen e dosjes së aplikimit për viza, duke përfshirë viza turistike, studimore, pune ose emigracioni për destinacione të ndryshme globale.

05.

Leje Kalimi për Fëmijët e Mitur dhe Shtetasit e Huaj Jashtë Shqipërisë

Ne asistojmë prindërit dhe kujdestarët në marrjen e lejeve të kalimit për fëmijët e mitur që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, si dhe për shtetasit e huaj që kanë nevojë për dokumente udhëtimi emergjent.

06.

Shërbime Konsullore (Leje Martese, Legalizim Dokumentash, etj.)

Studio Ligjore Dafku ofron shërbime të plota konsullore për përgatitjen dhe legalizimin e dokumenteve, lejeve të martesës dhe deklaratave të tjera të nevojshme për procedurat administrative kombëtare dhe ndërkombëtare.

Get Started with Your Case

Call us: +355 69 62 71 692